Showbiz

I vdiq babai mbrëmë nga coronavirusi, dyshon se gazin nuk e kishte si duhet

Natë e kobshme ishte mbrëmë në Klinikën Infekti

Natë e kobshme ishte mbrëmë në Klinikën Infektive kur betejën me virusin famëkeq e humbën jetën katër persona.

Arbnora Fazliu Rama nga Mitrovica tregon se mbrëmë në orën 03:00 të mëngjesit ka ndërruar jetë babai i saj 70 vjeçar.

Por, ka dyshime se sistemi i oksigjenit nuk ka funksionuar mirë. Këtë dyshim e ka shprehur edhe vajza e 70 vjeçarit të ndjerë e cila ka shprehur dyshim se gazi nuk ka qenë si duhet.

“Unë po dyshoj që gazin nuk e kanë pasur qysh duhet, mbikëqyrja nuk ka qenë qysh ish dashtë me ardhë me shiku pacientin. Ne ua kemi bërë hyzmetin më shumë se ata, motrat janë ardhë çfarë kanë pasur infuzione e këto me i dhënë, por përgjegjësi të madhe nuk ka pasur askush aty”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar poashtu gjendjen e babai të saj nga momenti kur ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

“Një herë veç ka qenë i lodhur, e kena marrë e kena qu në Mitrovicë, atje ja kanë bërë testin e covid-19, i ka dalur pozitiv. Prej aty ka filluar të ketë probleme me frymarrje, rastin e kanë dorëzuar drejt në Pulmologji, dhe pas një ditë nuk ka mujt pa oksigjen e kemi drejtuar atje. Kur e kemi drejtuar atje ka qëndruar dy ditë. Prej aty ka ardhur një mjeke edhe më ka thënë bëne gati babën ka me shku në repartin e Infektivës. Aty na i kanë bërë një maltretim që kurra në jetë nuk do e harroj…aty tu na bërtit, hajde më shpej”, ka përfunduar Fazliu.

12 persona kanë vdekur që nga dita e djeshme nga coronavirusi. Gjendja po shihet si alarmante. /Insajderi.com/