Lajme

I shpallur në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari

Si rezultat i operacionit ‘IVANAJ’, një 29

Si rezultat i operacionit ‘IVANAJ’, një 29-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Malësinë e Madhe, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Malësi e Madhe

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni koduar “IVANAJ”.

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative u bë finalizimi i operacionit të koduar “Ivanaj”, si rezultat i të cilit u bë kapja e personit të shpallur në kërkim:

A. R., 29 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 243 datë 21.06.2019, e ka denuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.


Etiketa: , , ,