Lajme

I shpallur në kërkim nga Interpoli – Pranga Anton Gjinajt në Mal të Zi

55-vjeçari Anton Gjinaj është arrestuar sot në

55-vjeçari Anton Gjinaj është arrestuar sot në pikën kufitare të Bozajt, Mal të Zi. Sipas mediave malazeze, Gjonaj u vendos në pranga me urdhër të Interpol Madrid.

Raportohet se Gjinajt i është kërkuar dokumenti i identifikimit gjatë kontrollit, dhe se ai ka dhënë pasaportën me identitetin e tij të dytë, Pashkë Rrapi, pa marrë parasysh se do ta tradhtonin shenjat e gishtave.

55-vjeçari ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë. Në lidhje me këtë vepër penale, autoritetet në Madrid e kanë dënuar Gjinajn me 8 vite burg.

“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej me një identitet tjetër nga NCB Interpol Madrid, për të vuajtur një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.

Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në Spanjë, në zonat përreth qyteteve Murcia dhe Alicante”, ka deklaruar policia malazeze.

1


Etiketa: , ,