Një 18-vjeçar, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.
Mësohet se në pranga ka rënë Spiro Çelnik Sakollari, nga fshati Kuqar i Përmetit. I riu është kapur në Këlcyrë ndërsa akuzohet për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Policia dhe grupi hetomor në Gjirokastër po punon për zbardhjen e plotë të aktivitetit të 18-vjeçarit, tashmë të arrestuar.
Etiketa: Arrestim, Gjirokaster, kultivim narkotikesh, Spiro Çelnik Sakollari