Lajme

I magjishmi Ibrahimoviç shënon sërish – Milani ruan kryesimin e Serisë A (VIDEO)

Edhe pse në moshën 39-vjeçare, Zlatan Ibrahimov

Edhe pse në moshën 39-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic vijon të mahnisë në Serinë A.

Në ndeshjen ndaj Udineses, sulmuesi suedez shënoi golin e fitores për kuqezinjtë me një roveshatë që shtangu mbrojtësit dhe portierin kundërshtar.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në pjesën e parë, Kessie kaloi në avantazh Milanin pas një asisti të Ibrahimovic.

Në fillimin e pjesës së dytë, arbitri akordoi një 11-metërsh për Udinesen, me lojtarët e Milanit që kërkuan me ngulm që të rishikohej në VAR, por arbitri refuzoi ta bënte diçka të tillë. De Paul e ktheu në gol penalltinë, duke barazuar përkohësisht rezultatin.

Në fund, Ibra zgjidh gjithçka me akrobacinë e tij, duke i dhënë 3 pikët ekipit të tij, që vijon të ruajë kryesimin në renditjen e Serisë A edhe për këtë javë.


Etiketa: , , ,