Lajme

“I kam shërbyer drejtësisë, jo bandave”/ Flet prokurori Arjan Ndoja

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja ka reaguar p

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja ka reaguar pesë ditë pas atentatit që iu bë në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

I shtruar në spitalin e Durrësit, teksa po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, Arjan Ndoja është shprehur për “News 24” se atentati ndaj tij ka ardhur si pasojë e punës si prokuror. Ai la të kuptohej se i ka shërbyer përgjatë dy dekadave drejtësisë dhe jo bandave, ashtu sikurse pretendon kryeministri Edi Rama.

“Mediat kanë trilluar shumë histori ndaj meje. Nuk i trembem dhe nuk i kam borxh askujt. Kam investuar 20 vite në punën time, më njohin të gjithë qytetarët e Durrësit. Kjo ka ndodhur për shkak të Arjanit prokuror”-ka thënë Arjan Ndoja.


Etiketa: