Lajme

I gatshëm për bashkëpunim me Bashën, Rama: Thjesht të ndahet nga Meta e Berisha

Kryeministri Edi Rama deklaroi mesditën e sotme

Kryeministri Edi Rama deklaroi mesditën e sotme në një intervistë për Report Tv se, është i gatshëm për bashkëpunim me kryedemokratin Lulzim Basha pas zgjedhjeve më 25 Prill, por me kushtin që të shkëputet nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Rama u shpreh se qëllimi i bashkëpunimit do të jetë transformimi i jetës politike, që sipas tij është kthyer në stres për shqiptarët.

“Pas 25 Prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që realisht është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë në 100% të mirëqenies shqiptare, jo te konfliktet dhe idiotësitë”, – tha Rama.

23


Etiketa: , ,