Shëndetësi

I dërguari special i OBSH-së parashikon se do të ketë valë të tretë të pandemisë në Evropë në vitin 2021

David Nabarro, i dërguar special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19 ka parashikuar se do të ketë një valë të tretë të pandemisë në Evropë, në pranverën e vitit 2021.

Ai ka thënë se kjo do të bëhet nëse qeverisë i përsërisin masat, që sipas tij, ishin dështim për parandalimin e valës së dytë të infeksioneve.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ata nuk arritën të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi e sollën nën kontroll valën e parë të pandemisë”, ka thënë Nabarro për mediat zvicerane.

Ai ka deklaruar se nëse nuk zhvillohet infrastruktura e nevojshme, vala e tretë do të jetë në fillim të vitit 2021.

Ne tani po përballemi me valën e dytë. Nëse ata nuk e ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të përballemi me valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh Nabarro, britaniku i cili bëri fushatë për t’u bërë drejtor i përgjithshëm i OBSH-së në vitin 2017.

Evropa për pak kohë iu gëzua faktit që zbriti nivelet infeksioneve që tani po rriten përsëri. Gjermania dhe Franca raportuan të shtunën 30 mijë raste së bashku, Zvicra dhe Austria po raportojnë mijëra raste çdo ditë, derisa Turqia regjistroi një rekord prej 5,532 rasteve të reja.