Kult

“I am I” ironizon me sloganin “Liria ka emër”, e quan patetikopopullist

Artisti kosovar i njohur si ‘I am I’, i cili n

Artisti kosovar i njohur si ‘I am I’, i cili njihet për protestat e tij që lidhen kryesisht me zhvillimet e vendit, kësaj radhe, ai nëpërmjet protestës këtë herë ka ironizuar me sloganin e shumë përdorur ditëve të fundit ‘Liria ka emër’, shkruan KultPlus.

Në një prononcim për KultPlus artisti ka pohuar se kjo performancë vie si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit në skenën politike, si dhe njëherit është edhe ironizim me sloganin siç e quan ai “patetikopopullist”, ‘Liria ka emër’.

Reklamo bizensin tuaj ketu

‘Kjo performancë artistike protestuese, vie si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit në skenën politike, njëherit si një ironizim me slloganin “patatetikopopullist”, LIRIA KA EMER”, u shpreh artisti ‘I am I’.

Performanca protestuese është zhvilluar nsot afër shtatores së presidentit amerikan, Bill Clinton, në Prishtinë.

‘I am I’ ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku mbanë në dorë një pllakatë me mbishkrimin “Liria ka mbiemër, si dhe qesen me bukë ku shkruhet ‘drejtësi për mirëqenien tonë’.

“VARFËRIA KA MBIEMËR. DREJTËSI PËR MIRËQENIEN TONË. LUFTA DHE PAQJA. LIRIA DHE VARFËRIA. 5/11/2020. 99”, është mbishkrimi i artistit në postimin e tij në Facebook.

Gjithashtu në fotot e publikuara vërehet që artisti ka vendosur dy këmbë në një kuëpucë, si dhe ka theksuar xhepat e tij të zbrazët. Në njërën nga fotot ai ka përdorur monedhat për të shënuar datën e arrestimit të politikanëve nga Gjykata Speciale./ KultPlus.com

The post “I am I” ironizon me sloganin “Liria ka emër”, e quan patetikopopullist appeared first on KultPlus.