Lajme

Hyseni: Kurti s’është i pari që ia numëron krimet Serbisë, në 2010-tën e bëra unë

Ish-Koordinatori Nacional për dialog Kosovë-Ser

Ish-Koordinatori Nacional për dialog Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i pari që i ka numëruar krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve prej vitit 1878 deri në luftën e vitit gjatë vitit 1999, transmeton Insajderi.

Hyseni shtoi se këtë gjë së pari e ka bërë vetë ai.

Në një intervistë televizive, Hyseni tha se dialogu që po mbahet në Bruksel është një teatër dhe nuk ka asnjë rezultat nëse vazhdohet kështu. Ai shtoi se edhe Kurti edhe Vuçiq po shkojnë në Bruksel për të kënaqur votuesit e tyre.

“Pashë një ekzaltim të cilin nuk e kuptova. Një ekzaltim i masës që po i bën nder palës serbe pa e ditur. Ne e dimë se Vucic është një aktor. Aktrimi i Vucic po ka efekt edhe në Kosovë. Edhe Vucic edhe zoti Kurti në Bruksel po shkojnë për të kënaqur votuesit e tyre. Nuk po shkojnë të bëjnë dialog dhe nuk po shkojnë të kërkojnë zgjidhje. Paradoksalisht ata ndajnë të njëjtën dëshirë për këtë dialog. Kjo nuk është dialog por është një teatër. Po bëhet ekskluzivisht për konsum të brendshëm. Edhe Kurti edhe Vucic në Bruksel po bëjnë fushatë parazgjedhore”, ka thënë ai në “T7”.

Ai theksoi se vetë e përmendi Toplicën para 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Oorganizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Po ashtu pashë një ekzaltim të pakuptueshëm ku ky vend thuajse ka pritur Kurtin që të thotë se ka ndodhur Toplica më 1878, ka ndodhur Cubriloviqi tri herë, reforma agrare dhe spastrimi i pastër etnik. Këto janë thënë disa herë në dialog. Tash off the record nuk dua të tregohem modest. Më 2010-tën ja kam thënë në Këshill të Sigurimit para 15 anëtarëve. Përplasjen më të egër me Dacicin e kam pasur për Toplicën dhe spastrimin etnik. Ai kërkonte të ktheheshin serbët e larguar nga Kosova. Natyrisht aty kam kërkuar që të më lejohet që të mbajë një ligjeratë një orëshe dhe kam filluar prej vitit 1878. Kam thënë se do ta mbushim Toplicën me shqiptarë. Edhe me hartë cuditërisht ai rajon ka ngjashmëri me Kosovën. Por Kurti po arrin t’i përdorë shumë mirë këto për të kënaqur armatën e tij që e ka këtu. Mund të them se ai është një mashtrues shumë i mirë”, shtoi Hyseni. /Insajderi.com