Lajme

Hyri për të vjedhur, policia arreston brenda në banesë hajdutin

Është arrestuar në flagrancë shtetasi M.Y.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi M.Y., 38 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.A në lagjen “Bashkimi” të Vlorës.

B.A dyshohet të jetë autorë i 5 vjedhjeve të tjera për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,