Bota Shëndetësi

Hyjnë në fuqi, që nga e hëna, këto masa ndaluese, në Gjermani

Që nga 2 nëntori, në Gjermani, do të hyjnë në fuqi disa masa strikte, për shkak të numrit tejet të madh të të infektuarve me koronavirusin.

Dje është marrë vendim që nga e hëna të ndalohen aktivitete të shumta me qëllim që të menaxhohet situate me COVID-19.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas një njoftimi në Gjermani, do të ndalohen takimet e më shumë se 2 familjeve, ndalohen udhëtimet e panevojshme dhe ngjarjet kulturore.

Njoftimi:

Nga 2 nëntori, në Gjermani, do të hyjnë në fuqi këto masa ndalimi për parandalimin e COVIDIT-19:

 Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive

 Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 personave në hapësira publike (shkeljet do të jenë të dënueshme)

 Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe për vizita familjare)

 Nga 2 nëntori deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:

Shfaqjet (teatro, opera, salla koncertesh, kinema)

 Qendrat e kohës së lirë (panairet, parqet, diskotekat, shtëpitë private)

 Qendrat sportive (pishinat, saunat, qendrat e fitnesit)

Restorantet (kafenetë, baret, klubet)

 Sallonet (sallonet e zbukurimit, masazhit, tattoo-së)