Lajme

Hungaria i jep mbështetje Kosovës për liberalizimin e vizave

Presidentja, Vjosa Osmani, është takuar me amba

Presidentja, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze – aty Osmani mori mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave.

Osmani falënderoi ambasadorin për letrën e urimit të cilën ia ka dërguar Presidenti hungarez, Janos Ader.

U diskutuan çështje nga më të ndryshmet që lidhen me integrimet evropiane, sigurinë, ekonominë, arsimin.

Për sa i përket arsimit, Osmani kërkoi që studentët kosovarë të kenë më shumë bursa të studiojnë në Hungari.

Si në çdo takim zyrtar tashmë, Osmani shprehi edhe nevojën e Kosovës për të siguruar vaksina anti-COVID. /Insajderi.com