Ditën e djeshme, në kushte të rënduara psikologjike, një grua 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës në një hotel.
Policia thonë në një komunikatë zyrtare se viktima G.V., vuante nga probleme të shëndetit mendor, çka e ka detyruar të ndërmarrë këtë akt.
Njoftimi i policisë Tiranë
Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:
Trupi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Etiketa: hidhet nga kati 12, vdes gruaja