Kosovë

Hoxhaj: Qeveria Hoti ka pasur fillim dhe punë të lodhët, deri tash nuk ka rezultate konkrete

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxha, ka thënë se Qeveria Hoti ka pasur fillim të lodhët, punë të lodhët dhe se deri tash mungojnë rezultatet konkrete.

“Mendojmë se kjo qeveri fillimin e ka pasur si qeveri e lodhët, punën e ka pasur të lodhët dhe deri tash nuk ka rezultate konkrete”, është shprehur Hoxhaj në RTV 21.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Tutje, ai thotë se kjo qeveri nuk ka kapacitet politik të përvojës dhe dijës të përballet me sfidat dhe temat e mëdha si procesi i dialogut me Serbinë.

“Në të njëjtën kohë është një qeveri e cila ka sfida dhe tema të mëdha të cilat janë përtej kapacitetit të saj politik, të përvojës dhe dijës”, shtoi Hoxhaj.

Gjithashtu, Hoxhaj përmendi se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të riformatizohet në mënyrë që të arrihet njohja e Kosovës nga Serbia.

“Në proceset e tilla duhet të hyhet sa me vetëbesim dhe mendim të plotë strategjik. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do duhej të riformatizohet, të merrej vetëm me një temë, me njohjen e Kosovës. Në një proces të tillë, PDK’ja natyrisht që do të pranonte të japë kontribut në shërbim të vendit. Por, jo një dialog që merret me asociacionin”, shtoi Hoxhaj.