Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme për paqe dhe siguri të qëndrueshme në rajon.
Ky është konkludimi i zëvendëskryeministrit në detyrë, Enver Hoxhaj.
Ai përmes një postimi në Twitter thotë se pavarësia e Kosovës është gurëthemeli i paqes në Ballkan.
Sipas tij, përveç njohjes reciproke, për Kosovën është jetike edhe anëtarësimi në OKB.
Postimi i plotë i tij në Twitter:
Pavarësia e Kosovës është gurëthemeli i paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Një marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB është mënyra e vetme për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme në rajon.