Lajme

Hoxhaj në Mitrovicë thotë se qytetarët e kësaj komune janë lënë anash

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar lagjën Bajri dhe Kçiq të Mitrovicës, ku me ç’rast me anëtarët e PDK-së ka diskutuar për planin e Rimëkëmbjes, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se qytetarët e Mitrovicës janë lënë anash nga kryetari siç thotë ai i pasur.

“Nga Bajri dhe Kçiqi, me anëtarët e PDK-së diskutova për planin e Rimëkëmbjes, i cili do ta nxjerr Kosovën nga kriza në ekonomi, shëndetësi, rend dhe ligj, politikë të jashtme e arsim, të cilat u rrënuan që nga 6 tetori i vitit 2019. Edhe qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari i tyre i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Hoxhaj thotë se emrat e listës së PDK-së që sipas tij përfaqësojnë vlera kombëtare do ta rimëkëmbin vendin nga neglizhenca e keqqeverisjes.

“Anëtarët e PDK-së, strukturat e partisë, gjithnjë kanë qenë dhe janë të vetëdijshme për sfidat e punëve e vendimeve të mëdha, si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen. Kosovës i duhen njerëz të guximshëm e punëtorë! Emrat e listës tonë, që përfaqësojnë vlera kombëtare, patriotike e demokratike, do ta rimëkëmbin vendin nga neglizhenca e keqeverisja e vitit të fundit”, ka përfunduar Hoxhaj./Insajderi.com