Lajme

Hoxhaj me iniciativë të re në PDK për mënyrën e propozimit të kandidatëve për deputetë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për mënyrën se si do të propozohen kandidatët për deputetë nga kjo parti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka thënë se secila degë, nëndegë dhe anëtar, do të vendosë vetë për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore.

“Së bashku, Kosovës do t’i japim qeverisjen që meriton! Sot, bashkë me kryetarin e degës, Isni Kilaj pamë entuziazëm dhe mobilizim të plotë të strukturave të PDK-së në Malishevë! Secila degë, nëndegë, secili anëtar, do të vendosë vetë për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore. Vendimmarrja do të vijë nga baza dhe zëri i secilit anëtar do të dëgjohet”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka mbajtur një sërë takishmesh me anëtarët, kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Prizren dhe Has.

Hoxhaj, përmes disa postimeve në Facebook, ku ka shpërndarë edhe fotografi të takimeve me strukturat e partisë, ka thënë se PDK do t’i japë Kosovës qeverisjen që e meriton.

Ndër të tjera ai thotë se në këto takime ka pasur entuziazëm dhe mobilizim të plotë të anëtarëve të PDK-së, për zgjedhjet që po na presin.

“Së bashku, Kosovës do t’i japim qeverisjen që meriton! Sot, bashkë me kryetarin e degës, Isni Kilaj pamë entuziazëm dhe mobilizim të plotë të strukturave të PDK-së në Malishevë! Secila degë, nëndegë, secili anëtar, do të vendosë vet për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore. Vendimmarrja do të vijë nga baza dhe zëri i secilit anëtar do të dëgjohet.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook,

Ai gjithashtu ka thënë se në PDK, fuqizimi i demokracisë së brendshme është element kyç, i cili do t’i shërbejë fuqizimit të mëtutjeshëm të partisë dhe vet shtetit tonë.

Gjatë një takimi tjetër të ditës së djeshme që e pati me strukturat në Prizren, Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është parti që është ndërtuar duke kontribuar për Kosovën.

Gjithashtu, ai shpalosi sërish iniciativën e re, ku secili anëtar i degëve, nëndegëve dhe madje edhe anëtarë të thjeshtë, të kenë të drejtë të propozojnë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Hoxhajt, zëri i anëtarëve të PDK-së do të jetë vendimmarrës në zgjedhjet e ardhshme.

“Takimi me strukturat e PDK-së në Prizren, ishte i jashtëzakonshëm. Kryetari i degës, Shaqir Totaj, kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e partisë shprehën optimizëm e entuziazëm të madh për zgjedhjet që po vijnë. Pikërisht zëri i tyre do të jetë vendimmarrës në zgjedhjet e ardhshme. PDK vazhdon të forcohet, sepse së bashku do të forcojmë edhe më tutje shtetin e Kosovës.”, kështu ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.

E si takim të fundit të ditës, ai njoftoi se ishte Hasi i Prizrenit, nga ku tha se është gjithmonë kënqësi të takohet me anëtarët dhe kryetarin e asaj dege.

“Nuk ka si të përmbyllet më mirë kjo ditë e gjatë e takimeve me struktura, se në Has të Prizrenit! Gjithnjë është kënaqësi t’i takoj anëtarët e PDK-së dhe kryetarin e degës, Adem Morina, të cilët po angazhohen që në plotëni të realizojmë synimet tona në shërbim të qytetarëve e vendit. Së bashku, #PDK💙 forcë serioze për shtetndërtim!”, ka shkruar Hoxhaj.