Lajme

Hoxhaj kërkon mbështetjen e diasporës: Regjistrohuni për të votuar, kemi plan konkret për ju

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga diaspora kosovare që ta shfrytëzoi të drejtën e vet dhe ta bëjë ndryshimin në Kosovë.

Hoxhaj ka theksuar se PDK është adresa e vetme që ka plan konkret për diasporën.

“Sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë”.

“PDK ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar. Bashkë për Rimëkëmbjen e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

KQZ-ja sot ka hapur afatin për regjistrim të diasporës për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit. Afati do të jetë i hapur deri me 21 janar.