Lajme

Hoxhaj i kërkon Kurtit që të pagjeturit të jenë tema e parë në dialog me Serbinë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Dem

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që në dialog me Serbinë, fati i të pagjeturve të jetë temë kyçe dhe prioritet në dialogun me Serbinë, njofton Insajderi.

Para mediave, Hoxhaj është shprehur se Qeveria aktuale e udhëhequr nga Kurti e ka keqpërdorur këtë temë, prandaj ka shtuar se duhet të merret më seriozisht.

Sipas Hoxhajt, moszbardhja e fatit të të pagjeturve është turp edhe për Bashkimin Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.

Ai këto deklarata i ka bërë pas homazheve te memoriali i personave të zhdukur, para objektit të Kuvendit me rastin e 27 Prillit – Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur.

“Sot është një ditë e vështirë dhe e rëndë për Kosovën, sepse është dita e të pagjeturve, të cilët ishin viktima të një gjenocidi. Pas 22 vitesh faji dhe përgjegjësia bie edhe me tutje mbi Serbinë, dhe kërkojmë që bashkësia evropiane të jetë më e përgjegjshme dhe të ndihmon në gjetjen e të pagjeturve të fundit”, tha ndër të tjera i pari i PDK-së./Insajderi.com