Lajme

Hoxhaj – Daçiqit: Serbia ka vetëm një opsion – ta njohë Kosovën shtet të pavarur

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Dem

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia e ka mundësinë ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe të ecë përpara, ose të vazhdojë të mbetet në mendësinë e viteve ’90-ta siç është me Aleksandër Vuçiq e me Ivica Daçiq, transmeton Insajderi.

Kjo deklaratë e Hoxhajt erdhi sot në Twitter menjëherë pas deklaratave të kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq, i cili tha se idea për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Serbisë për Kosovën, është histori boshe.

”Serbia ka vetëm 1 mundësi, të njohë Kosovën si shtet të pavarur, ose të mbetet në mendjen e viteve ’90 siç është tani @avucic & Daçiq. Është detyra e BE-së që të arrijë këtë qëllim pa vonesë/pa dialog teknik, por vetëm njohje reciproke dhe ulëse në e OKB. Asnjë rrugë tjetër përpara”, ka shkruar Hoxhaj.

Daçiq tha se ndryshimi i preambulës së Kushtetutës së Serbisë për Kosovën është histori boshe, duke shtuar se “është e nevojshme të hapet edhe një herë një debat publik mbi ndryshimin e Kushtetutës”, duke theksuar se ky është ekskluzivisht një ndryshim në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit. /Insajderi.com