Kosovë

Hoxha: Kosova s’është përjashtuese ndaj serbëve, por ndaj politikave përjashtuese të Serbisë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Eliza Hoxha, në emisionin Frontal në televizionin T7, ka thënë se Kosova nuk është përjashtuese ndaj serbëve, por ndaj politikave përjashtuese të Serbisë.

Ajo po ashtu kërkoi nga të gjithë qytetarët që e kanë ndonjë familjarë të vrarë apo të zhdukur gjatë luftës së fundit me Serbinë, të ju shkruajnë dhe t’i ndajnë informacionet bashkë me ta, në mënyrë që të shkruajnë një narrativë për ta.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Kisha dashur t’i lus të gjithë qytetarët që kanë dikë të zhdukur ose të vrarë, nëse kanë materiale t’i ndajnë me neve, që ne të shkruajmë narrativën për ta”, tha ajo