Sport

Houston Rockets kryen transferimin më të bujshëm të vitit në NBA

NBA është kompeticioni i basketbollit më i ndje

NBA është kompeticioni i basketbollit më i ndjekur në botë dhe ata që e ndjekin e dinë mjaft mirë se kush është James Harden. Ai po cilësohet si një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Harden luan prej shumë vitesh me Houston Rockets dhe udhëhiqte ekipin për në play-off çdo vit. Drejtuesit e ekipit u detyruan të bënin një shkëmbim 2 ditë më parë sipas rregullave dhe duke filluar nga ndeshja e ardhshme, James Harden do të luajë me skuadrën Brooklyn Nets. Aty ai do të bashkohet me Kevin Durant dhe synimi do të jetë sigurisht shpallja kampion në fund të sezonit. Në këmbim, Chris Levert firmosi me Rockets dhe këta të fundit do të kenë 3 zgjedhje në draft, në 2022, 2024 dhe 2026. NBA përdor disa formate të ndryshme çdo sezon për transferimet e basketbollistëve dhe gjithmonë ka surpriza.