Lajme

Hoti tregon pse nuk po jepen akoma shtesat e fëmijëve

Sipas një rezolute të miratuar në vitin 2018 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, parashihej që ndarja e shtesave për fëmijë të filloj gjatë vitit 2019.

Sipas kësaj rezolute, me këto shtesa parashihet, që çdo fëmije deri në moshën 16 vjeçare, çdo muaj t’i jipen nga 10 euro.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Kur kanë kaluar dy vjet nga votimi i kësaj rezolute, shtesat e fëmijëve nuk kanë filluar ende të shprendahen për fëmijët në Kosovë.

Për këtë sot është pyetur në seancën e Kuvendit edhe kryeministri Avdullah Hoti nga deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, e cila është interesuar se përse ende nuk ka filluar të zbatohet kjo rezolutë.

Hoti ka thënë se bashkë me FMN-në dhe Bankën Botërore, janë duke punuar për të riformuar të gjitha skemat sociale dhe pensionale dhe pjesë e saj janë edhe shtesat e fëmijëve.

“Ne i kemi hyrë punës bashkë me FMN dhe Banken Botërore të riformojmë të gjitha skemat sociale dhe pensionale. Një koncept dokument që është përgatitur në mandatin e kaluar, jemi duke e rishikuar. Banka Botërore ka ofruar gjithë ekspertizën e saj që të reformojmë skemat sociale dhe pensionale dhe pjesë e këtyre ndryshimeve do të jetë edhe shqyrtimi i rezolutës dhe shtesave për fëmijë”, ka thënë Hoti në Kuvend, duke mos dhënë një afat se kur mund të nis shpërndarja për shtesat e fëmijëve.