Lajme

Hoti takon sot kryetarët e degëve të LDK’së, a do ta marrë “aminin” për rikandidim

Kryeministri Avdullah Hoti, sot në cilësinë e nënkryetarit të LDK’së, do të takohet me kryetarë të degëve të partisë.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i partisë, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook.

”Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh”, ka shkruar Mustafa të shtunën.

Mustafa ka shtuar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

“LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre  që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”, ka shkruar kreu i LDK’së.