Lajme

Hoti takon përfaqësuesit e komunitetit të biznesit pas paralajmërimeve për mbyllje të dytë

Kryeministri Avdullah Hoti është takuar me komunitetin e biznesit në Kosovë me të cilët ka diskutuar për menaxhimin e situatës me pandeminë.

 “Takimi kishte karakter konsultativ dhe informues, para masave të reja për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19,  të cilat sot pritet të bëhen publike. Masat e reja janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në përputhje me protokollet e përdorura në vende te BE-së, konform gjendjes pandemike në vend”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Tutje, në komunikatë thuhet se përfaqësuesit e biznesit kanë nënvizuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e qeverisë për këtë komunitet.

“Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit e falënderuan Kryeministrin Hoti për mbështetjen e deritanishme financiare, në vlerë prej 60 milionë euro dhe shprehën mirëkuptim për masat e reja. Por nënvizuan nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Qeverisë për këtë komunitet. Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të punës së Grupit Koordinues për të menaxhuar situatën me pandeminë Covid 19, në të cilin pjesëmarrës janë odat ekonomike, anëtarë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investimet”