Kosovë

Hoti përplaset me Nagavcin: Fjalimi më i lig që kam dëgjuar ndonjëherë

Kryeministri Avdullah Hoti është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Arbërie Nagavci lidhur me temën e të pagjeturve.

Nagavci ka thënë se kryeministri Hoti ka barazuar në Uashington të pagjeturit me të zhvendosurit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Kryeministri Hoti ju më 4 shtator keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit. Serbia duhet të ofrojë të gjitha informacionet për varrezat masive. Pa kthimin e personave të pagjetur nuk mund të ketë as dialog”, ka thënë Nagavci.

Më pas kryeministrit Hoti ka marrë fjalën shkurt duke i thënë Nagavcit se fjalim i saj është fjalimi më i lig që ka dëgjuar në Kuvend.

“Ky është ndër fjalimet më të liga që kam dëgjuar prej se jam deputet dhe pjesë e Kuvendit”, ka thënë Hoti.

Më pas Nagavci ia ka kthyer shefit të Qeverisë duke i thënë se nënshkrimi i marrëveshjes më 4 shtator nga ana e Hotit është i lig dhe i turpshëm.

“I lig dhe i turpshëm është kur keni nënshkruar në Uashington kur keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit”, ka thënë Nagavci.