Lajme

Hoti: Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se të gjithë duhet të përmbahen nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura.

Kjo deklaratë e Hotit vjen pasi LVV-ja ka hedhur akuza ndaj KQZ-së lidhur me atë se kandidatura e Albin Kurtit nuk është e vlefshme.

“Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre”.

“Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane”.

“Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.