Lajme

Hoti: Pas dy javësh do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur për menaxhimin e situatës me pandeminë.

Hoti ka thënë se Kosova është rrethuar nga vendet të cilat kanë numër të lartë të të prekurve.

Ai tha se në vend ka filluar të rritet numri i të infektuarve dhe se rreziku është real.

“Prezenca jonë këtu është shenjë që rreziku është real, që ne për dy ose tri javë të kemi të njëjtën gjendje, nëpër të cilën po kalojnë shumica e vendeve të BE-së. Në regjion veçse jemi rrethuar nga vendet të cilat kanë numër shumë të lartë të të prekurve. Këtu tek ne sapo ka filluar të rritet numri i të infektuarve, prandaj rreziku është real, që pas dy tri javësh ne do të detyrohemi që nëse numri shkon me këtë trend të marrim masa më ekstreme”, tha ai. /24-ore.info