Kosovë

Hoti paralajmëron zbardhjen e rastit “Dhoma e dëshmive”

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka premtuar se do të zbardhet rasti i vjedhjes spektakulare që ndodhi në prill të 2009, kur u vodh dhoma e dëshmive në Policinë e Kosovës.

Pos kësaj Hoti, i ka quajtur “krejt spekulime” deklarimet se me shuarjen e Task-Forcës kundër korrupsionit nga ana e Qeverisë, do të shtyhet edhe liberalizimi i vizave për kosovarët.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai ka paralajmëruar reforma të reja në Polici përmes organogramit, që sipas tij, përkrahet e mbikëqyretnga aleatët ndërkombëtarë.