Kosovë

Hoti paralajmëron masa të reja nga java e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn për të diskutuar për menaxhimin e pandemisë në vend.

Hoti në një konferencë për media tha se do të ketë masa të reja për festat e fund vitit, shkruan Gazeta Express.

“Ne do të shkojmë me zbatim rigoroz të masave që i kemi marrë. Do të takohemi me shoqata e biznese që të përgatisim masa të reja që do t’i zbatojmë nga java e ardhshme për t’u përgatitur për festa”, tha Zemaj.