Kosovë

Hoti: Miratimi i buxhetit siguron blerjen e vaksinave anti-Covid me 40 milionë euro

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se miratimi i buxhetit siguron blerjen e vaksinave anti-Covid me 40 milionë euro.

Ai tha se buxheti siguron zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes për 2021.

Postimi i plotë:

Miratohet buxheti për vitin 2021, i cili siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, financim të duhur për shëndetësi për luftimin e pandemisë, përfshirë blerjen e vaksinave anti-Covid me 40 milionë euro.Buxheti siguron financim të rregullt të arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave.Buxheti siguron zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes për 2021, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimor të Kosovës që ka mumguar në vitet e fundit.