Lajme

Hoti: Mbi tre mijë të moshuar kanë aplikuar për vaksinën anti-COVID

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Ho

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se deri më tani katër mijë e 300 punonjës shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti- COVID, AstraZeneca, transmeton Insajderi.

Hoti ka njoftuar se deri më sot kanë aplikuar tre mijë e 500 persona të moshës mbi 80 vjeç për tu vaksinuar.

Në ditën e parë të vaksinimit të personave mi 85 vjeç, ai tha se deri në mesditë 77 persona janë vaksinuar në sallën “1 Tetori”.

“Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i grup moshës mbi 85 vjeç në mënyrë që të zbatohet ky plan i vaksinimit dhe të përfshihet target grupet që janë prioritare. Krahas tyre vaksinimi do të bëhet edhe për të moshuarit që janë të vendosur në Shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, dhe pas përfundimit të këtij grupacioni do të fillojë procesi i vaksinimit për personat me probleme kronike si ata që janë më diabet e dializë”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com