Lajme

Hoti: Koalicioni është stabil, s’kemi nevojë për komunikim me parti tjera

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se koalicioni qeverisës është stabil.

Ai para gazetarëve deklaroi se koalicioni i tij qeverisës është stabil dhe nuk ka nevojë për komunikime me parti të tjera.

“Koalicioni qeverisës është duke funksionuar, qeveria është stabile, nuk shoh arsye për hyrje në komunikim me parti të tjera”, ka deklaruar ai.

Këto deklarime Hoti i ka bërë pasiqë lideri i partisë së tij, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka hequr vijat e kuqe me Partinë Demokratike të Kosovës

Tutje, Hoti lidhur me marrëveshjen me Serbinë ka shtuar se kjo marrëveshje e ka përmbyllur çështjen e temës së asociacionit që nga marrëveshja rafitikuar në vitin 2013.

“Për takimet në Bruksel kemi marrë veprime të rënda që në fillim të mandatit, tema e asociacionit nuk hapet sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013”, ka deklaruar Hoti.