Lajme

Hoti kërkon nga Bosnje Hercegovina heqjen e vizave dhe hapjen e Zyrave Ndërlidhëse

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reali

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka realizuar një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq, njofton Insajderi.

Në këtë bisedë kreu i Qeverisë së Kosovës ka kërkuar nga Gjaferoviq vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të vizave për qytetarët e Kosovës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Hoti e ka falënderuar Džaferović për nismën e tij për njohjen e  Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës. /Insajderi.com