Lajme

Hoti, kandidat për kryeministër: Jam i bindur se do të jemi favoriti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje

Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ndihet i kënaqur me vlerësimin që i ka bërë partia e tij.

“Jam tepër i kënaqur që LDK-ja ka bërë vlerësime të mira. Me sfidat që kemi pasur gjatë kësaj periudhe, kemi arritur rezultate të mira, kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme. Jam vërtet mirënjohës për besimin që e kam marrë nga LDK-ja që të vazhdoj tutje që të jem kandidat për kryeministër në këto zgjedhje”, ka thënë Hoti.

Madje, Hoti ka shprehur bindjen e tij se do të jetë favoriti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje.

“Jam i bindur se jemi favoriti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje”, ka shtuar ai.