Showbiz

Hoti flet për dyshimet se është prishur sistemi oksigjenit në Klinikën Infektive

12 persona kanë ndrruar jetë nga coronavirusi q

12 persona kanë ndrruar jetë nga coronavirusi që nga dita e djeshme. Por, përpos kësaj ka dyshime se sistemit oksigjenit është prishur.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendime për kufizim të lëvizjes, poashtu dhe gastronomia nuk do të funksionojë nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Hoti për dyshimet që lidhen me sistemin e oksigjenit nuk ka dashur të komentojë, në një konferencë për media me përfaqësuesit shëndetësor.

“Nuk mund të komentojë ato që fliten. Organet përkatëse do ta bëjnë punën e tyre dhe çfarëdo që të ketë ndodhur do të identifikojnë organet gjegjëse do të veprojnë në bazë të asaj që ka ndodhur. Ajo çka di është se personeli shëndetësor është duke bërë çdo gjë që është e mundur”, ka theksuar Hoti.

Numri i të vdekurve ka arritur mbi 70. /Insajderi.com/