Lajme

Hoti: Duke bërë nderime në Prekaz, nderojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Hoti ka thënë se i nderojnë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi.

“Sot bëjmë nderimet tona në vendin më të shenjtë, tek familja Jashari, edhe në ditëlindjen e komandantit Adem Jashari. Me sakrificën e familjes së tij besoj që renditët në listën e ngjarjeve më të rëndësishme historike të popullit shqiptar për liri e pavarësi, krahas veprimtarëve më të mëdhenj të popullit shqiptar”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.