Lajme

Hollivudi në zi, ndërron jetë aktori skocez Sean Connery

Një lajm i trishtë vjen nga Hollywood.

Një lajm i trishtë vjen nga Hollywood. Aktori i njohur Sean Connery ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, Jason. Duket se, interpretuesi skocez ishte i sëmurë prej kohësh.

“Ne të gjithë po mundohemi ta kuptojmë këtë gjëmë që na ndodhi, ndonëse im atë nuk ishte mirë për ca kohë. Është një ditë e trishtuar për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin babain tim, si dhe një humbje për të gjithë njerëzit anembanë botës, të cilët gëzuan talentin e tij si aktor”, u shpreh Jason për BBC.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Thomas Sean Connery lindi në 1930 në Fountainbridge, Edinburg. Ai e braktisi shkollën në moshën 14-vjeçare, për t’iu bashkuar më vonë Marinës Mbretërore, ndonëse u largua prej saj për arsye shëndetësore. U mor me bodybuilding në moshën 18-vjeçare, si dhe u angazhua me modeling.

Midis arritjeve të Connery-t si aktor përfshihen një çmim Akademie, dy çmime BAFTA, tre Golden Globes, çmimi Cecil B. DeMille dhe çmimi Henrietta. Ai gjithashtu rrëmbeu një çmim për arritjet e jetës në SHBA në vitin 1999, si dhe u titullua kalorës nga Mbretëresha Elizabeth II  më 5 korrik 2000.

Filma e tij më të njohur përveç “007”, ku luajti i pari rolin e James Bond, janë: “The Untouchables”, “Indiana Jones” , “The Last Crusade”, “The Rock” , “Finding Forrester”, “First Knight” dhe “The League of Extraordinary Gentlemen”.


Etiketa: