Lajme

Holandezi mahnitet me sjelljen e Policisë së Kosovës: Ndaluan trafikun dhe ndihmuan një të moshuar

Holandezi Stefan Van Dijk, i njohur në rrjetin social Twitter, si Stefan-i, po qëndron në Kosovë.

Ai është shprehur i mahnitur me sjelljen e Policisë së Kosovës në një rast që ndodhi mbrëmë.

Stefan tha se natën e kaluar, tre oficerë policorë kanë ndaluar të gjithë trafikun vetëm që të ndihmonin një burrë të moshuar e të sëmurë që të kalonte rrugën.

“Pas kësaj ata ndaluan çdo taksi për të parë nëse dikush prej tyre mund ta dërgonte këtë njeri në shtëpi. Mirësia e Kosovës”, shkroi tutje ai.