Lajme

Holandë/ Kapet shqiptari me 160 mijë € të fshehura në makinë (VIDEO)

Një shqiptar 20-vjeçar, është arrestuar në

Një shqiptar 20-vjeçar, është arrestuar në Holandë, pasi nga kontrolli në makinë i janë gjetur dhe sekuestruar 160 mijë euro cash. Identiteti i të riut shqiptar ende nuk është publikuar nga autoritetet holandeze, ndërsa ai u zbulua pasi kishte një sjellje të çuditshme që tërhoqi vëmendjen e efektivëve të policisë.

Fillimisht ai zbriti nga makina luksoze tip ‘Audi’ dhe hyri në një ndërtesë, ndërsa në momentin që doli, policët filluan ta ndiqnin. 20-vjeçari po hetohet për pastrim parash në Holandë, pasi dyshohet se i ka përfituar nga aktiviteti kriminal.


Etiketa: , , , , ,