Kronika e Zezë

Hodhi acid ndaj 11 oficerëve të policisë, në pranga shqiptari

Një shqiptar në Britaninë e Madhe akuzohet t’u ketë hedhur acid 11 oficerëve të policisë, të cilët e ndaluan për një kontroll droge. Incidenti me oficerët e Met raportohet të ketë ndodhur në Dale Close, Barnet, më 23 shtator.

I arrestuari Armando Gjyla, 32 vjeç, nga Southgate, akuzohet për hedhjen e lëndës së rrezikshme në drejtim të policëve me qëllim dëmtimin, shëmtimin, çaktivizimin ose dëmtimin e rëndë trupor.

Ai pritet të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Barkingside ditën e sotme.

Gjyla akuzohet gjithashtu për komplot për furnizim me lëndë narktoike të klasit B.

Një 21-vjeçar i cili u arrestua gjatë operacionit gjithashtu ra në kontakt me substancën dhe mbetet në spital për trajtim, tha policia.

Met tha se të gjithë 11 oficerët u dërguan në spital, por asnjë nga dëmtimet e tyre nuk ishte kërcënues për jetën.