Kuriozitete

Historia e friksheme e Halloween

Halloween është një festë vjetore që festohet në 31 Tetor të çdo viti dhe sipas Live Science kjo festë daton rreth 2000 vjet më parë. Kjo festë e ka origjinën në festivalin antik të fiseve Kelte të quajtur Samhain që do të thotë ‘Summer’s end’ (Fundi I verës), ku njerëzit ndiznin zjarre të mëdhenj dhe vishnin costume që të largonin fantazmat pasi besonin se kjo është dita kur shpirtrat e të vdekurve do të kalonin nnë botën e të gjallëve

Në shekullin e tetë, Papa Gregori III e shpalli ditën e 1 Nëntorit si dita e nderimit të shenjtorëve. Nata më parë pra 31 Tetori njihej si Nata e të gjithë shenjtorëve dhe më pas mori emrin që mban edhe tashmë Halloween. Kohë më vonë dita e Halloween ka evoluar në një ditë aktivitetesh ku fëmijët dalin për ëmbëlsira në çdo derë, vishen me costume të ndryshme dhe festojnë së bashku.

Energjia supernatyrale informon treguesit e fatit

Në traditën Kelte, Halloween ose Samhain si quhej ishte dita kur kur vija mes të vdekurve dhe të gjallëve kalohej dhe në këtë ditë priftërinjtë keltë ishin në gjendje të komunikonin me shpirtrat dhe të tregonin fatin për vitin tjetër.

Jack-o-Lanterns largo shpirtrat e këqinj

Historia e Jack-O-Lantern daton në Irlandë dhe filloi me rrepat në vend të kungujve. Legjenda thotë se një burrë I quajtur Stingy Jack futi në kurth djallin dhe I premtoi se do e lironte vetëm nëse do I premtonte se Jack nuk do të shkonte kurrë në ferr. Djalli pranoi por Jack harroi se nëse nuk do të shkonte në ferr nuk do të thoshte se do të shkonte në parajsë. Ai përfundoi në purgator dhe u dënua të endej në tokë përjetësisht si një fantazmë. Djalli I dhuroi atij një gungë qymyri të ndezur që të mund të ndriçonte rrugën e tij. Njerëzit filluan të vendosnin më pas kunguj të frikshëm në kopësht për të trembur shpirtrat si Jack of the Lantern.

Lakuriqët e natës sjellin fantazma

Një mit thotë se nëse një lakuriq nate fluturon rreth një shtëpie 3 herë do të thotë se dikush në atë shtëpi do të vdesë së shpejti. Një mit tjetër është se nëse një lakuriq nate fluturon në shtëpinë tënde do të thotë se atje ka fantazma.

Kostumet i ndihmojnë njerëzit të përzihen me fantazmat

Burime të shumta thonë se origjina e kostumeve për Halloëeen do të thotë të përzihesh me shpirtrat.

Merimangat simbolizojnë shpirtrat

Një supersticion thotë se se një merimangë bie në qiri dhe konsumohet nga flaka, shtrigat janë afër dhe nëse shihni një merimangë të zezë në ditën e Halloëeen do të thotë se shpirti I një personi të dashur po ju vëzhgon.

Në Skoci, treguesit e fatit rekomandonin se një vajzë e re duhet të shkruante emrin e të gjithë mëtuesve të saj në lajthi dhe më pas ti hidhte në oxhak. Ajo lajthi që digjej e bëhej hi në vend që të shpërthente përfaqësonte burrin e ardhshëm të vajzës. Një tjetër histori sugjeron se të hash një ushqim të bërë nga arrat dhe të ëmbël para gjumit rrit shancet që një vajzë të ëndërrojë për burrin e saj të ardhshëm.