Lajme

Histori frymëzuese/ 27- vjeçarja gëzon fëmijët që kalojnë festat në spital

Festat e këtij fundviti nuk do të jenë si më pa

Festat e këtij fundviti nuk do të jenë si më parë diktuar nga pandemia COVID-19, 27 vjeçarja Greta Dedaj ka treguar nisëm që ajo vetë ka ndërmarrë për të gëzuar fëmijët që kalojnë festat në spital, duke u nisur nga historia personale. Nisma e së cilës nisi në 21 dhjetor dhe do të përfundoj në datën 27 dhjetor me destinacion shtëpinw e fëmijësdhe spitali onkologjik në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ajo ka rrëfyer se nisëm e ka ndërmarrë duke u bazuar tek historia e saj personale.

“Unë kurohem në Institutin Onkologjik të Milanos dhe kam përjetuar shumë festa duke u kuruar në spital, siç kanë qenë Pashkët, ditëlindja ime si dhe festat e fundëvitit. Unë vetë që jam edhe e rritur, në krishtlindjen e parë që unë e kam kaluar në spital në vitin 2018, në momentin që nw dhomwn time tw spitalit kanë ardhur tre vullnetarët dhe më kanë dhuruar dy arusha jam ndjer shumë mirë edhe e gëzuar. Të njëjtin emocion dua tja jap dhe unë famijëve që dhe ata të gëzohen po njësoj si unë”, shprehet Greta.

Gjithashtu 27 vjeçarja shprehet optimiste, duke thënë se përgjigja e çdo ekuacioni është dashuria, pasi që në hapat e para të kësaj nisme ajo thot se ka marrë një mbështetje shumë të madhe nga familjarët edhe miqtë e saj.


Etiketa: ,