Maqedoni

“Hidrocentralet”, Antikorrupsioni mbyll lëndën kundër Mickoskit

Antikorrupsioni ka mbyllur lëndën kundër kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili po hetohej pas dyshimeve për marrje të koncesionit për ndërtim të hidrocentraleve gjatë kohës kur ishte drejtor i ELEM-it dhe këshilltar i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Antikorrupsioni ka konstatuar se nuka ka asnjë konflikt interesi për rastin për shkak se gjatë kohës kur është shpallur tenderi, Mickoski nuk ka kryer asnjë funksion.

“Akuzat e publikut dhe mediave për pasuritë dhe financimin e kompanive të tij janë të pasakta. Ai erdhi në Anti-korrupsion, patëm një intervistë shumë konstruktive. Në prill 2015 ai ishte zgjedhur këshilltar i kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski. Në momentin e shpalljes së tenderit ai nuk po kryente asnjë funksion “- tha Katica Nikollovska, anëtare e Komisionit Antikorrupsion.

Lënda kundër Mickoskit ishte hapur pas denoncimit, respektivisht pas konferencës për shtyp të LSDM-së, ku u bë thirrje deri tek Komisioni Antikorrupsion të hetonte pronësinë e hidrocentralit në të cilin Mickoski kishte aksione si pronar i kompanisë “Energotek-Shkup”.

Loading…