Bota

Hidhet poshtë padia e Trumpit në Pennsylvania

Një gjykatës në Pennsylvania ka hedhur poshtë padinë e ekipit të Donald Trumpit, që kishte synuar të bënte jovalide me miliona vota me postë në këtë shtet, njofton BBC.

Gjykatësi Matthew Brann ka thënë se padia, që është bazuar në pretendime për parregullsi, ka qenë “pa meritë”.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Kjo lëvizje hap rrugën për Pennsylvanian që javën e ardhshme ta certifikojë Joe Bidenin si fitues në këtë shtet. Bideni kryeson me më tepër se 80 mijë vota në Pennsylvania. Biden është projektuar si fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Është goditja e radhës që ka marrë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që po mundohet të përmbysë humbjen e zgjedhjeve më 3 nëntor.

Ai ka refuzuar ta pranojë humbjen dhe ka bërë akuza për mashtrime të mëdha në zgjedhje, pa ofruar fakte.

Sipas projeksioneve Bideni ka mposhtur Trumpin në vota elektorale me 306:232.