Opinione

Heshtje e turpshme!

Heshtje totale kanë zgjedhur komunarët e Prisht

Heshtje totale kanë zgjedhur komunarët e Prishtinës dhe ata të institucioneve të nivelit qendror për reagimin  e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,Philip Kosnett,që bëri të dielën lidhur me rrezikun që u kanoset stafit të kësaj Ambasade nga qentë agresivë endacakë në Prishtinë.Pra,qeveritarët komunal dhe ata qendror nuk u trandën fare dhe nuk i kushtuan vemendje shqetësimit të ngritur nga ana e Ambasadës amerikane lidhur me atë se:”Stafi i ambasadës përveç pandemisë po rrezikohet edhe nga qentë agresivë endacakë”.

Shtrohet pyetja:edhe çfarë pritet të ndodhë në Kosovë që institucionet komunale dhe ato të nivelit qendror të zgjohen nga gjumi dimëror dhe të marrin masa gjegjëse.

 Lidhur me këtë telashe i pari i Prishtinës,Shpend Ahmeti,ka pranuar se qytetarët e kryeqytetit po rrezikohen nga qentë endacakë.I pafuqishëm të zgjidhë këtë problem,Ahmeti ka kërkuar ndihmë nga institucionet qendrore para se të ndodhë ndonjë tragjedi,por për për fat të keq deri sot nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.E pamje të trishta të tufave të qenëve endacakë kanë pushtuar çdo cep të kryeqytetit duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Kujtojmë se dhjetë(10)raste të sulmeve nga qentë endacakë kanë ndodhur në vitin 2020,kurse në vitin 2018 kanë ndodhur 20 raste të sulmeve,kafshime etj.Më të rrezikuarit janë nxënësit e shkollave.

E në vitin 2018,sipas Fondacionit për të drejtat e kafshëve,janë vaksinuar dhe trajtuar 14 mijë qentë endacakë.