Lajme

“Hero amerikan”, Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Bob Dole

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Robert “Bob” Dole.

Dole ndërroi jetë sot në moshën 98 vjecare. Ai ishte një mbështetës i madh i shqiptarëve dhe kontribues në rrugën për liri, e më pas për pavarësi të Kosovës.

Kurti ka thënë se sot vajtojmë një hero amerikan dhe përkrahës të madh të lirisë së Kosovës.

“I pikëlluar thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole. I dërgojmë ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, teksa vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të madh të lirisë së Kosovës. U preftë në paqe”, shkruan Kurti në rrjetin social Twitter.