Showbiz

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween-it sapo e çoi lojën në nivel tjetër, përsëri!

Festa e Halloween duket ndryshe këtë vit në gjithë botën, por ajo që mban fronin për shndërrimet më fantastike, po gjen ende mënyra për të festuar

“Vetëm se nuk mund të dalim nuk do të thotë se nuk mund të jemi krijues dhe të argëtohemi”, thotë supermodelja për People. “Është kaq e rëndësishme të shijosh artet dhe të mbash gjallë krijimtarinë.”

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ditën e sotme, 31 tetor, Heidi Klum publikoi një film të shkurtër horror në Instagram-in e saj, në të cilin aktorë janë ajo, bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz dhe katër fëmijët që modelja ka nga martesa me ish-bashkëshortin, Seal.

“Me bllokime në gjithë botën këtë vit, unë doja të bëja një projekt argëtues në shtëpi me familjen time, kështu që më erdhi ideja e xhirimit të një filmi të shkurtër horror, ku të gjithë mund të jemi aktorët”, u shpreh Klum.

“Ishte një mënyrë kaq argëtuese, që përfshinte gjithë familjen dhe fëmijët e mi e shijuan vërtet këtë proces.”

Në filmin e shkurtër, Klum dhe familja e saj po shijojnë një Halloween, duke ruajtur distancën sociale, derisa bie një rrufe, që i shndërron fëmijët e supermodeles në mumie zombi, të cilët fillojnë ta ndjekin atë nëpër shtëpi.

Në mënyrë që të shpëtojë, ajo futet në kostum dhe përdor bojë trupi që të bëhet njësh me mjedisin ku ndodhet dhe rezultati përfundimtar është i njëjtë me kostumet e saj ikonike të Halloween-it.

https://www.instagram.com/heidiklum/?utm_source=ig_embed