Lajme

Haziri: Nga sot Gjilani pa vaksina

Që nga sot, komuna e Gjilanit ka mbetur pa asnj

Që nga sot, komuna e Gjilanit ka mbetur pa asnjë vaksinë, pasi që të gjitha vaksinat të cilat janë ndarë për këtë komunë janë konsumuar, njofton Insajderi.

Numri i personave që janë vaksinuar ndaj Coronavirusit, që tashmë është plotësuar në këtë komunë, është një mijë e 377.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij asnjë i vaksinuar nuk është përballur me probleme.

“Gjilani prej sot mbetet pa asnjë vaksinë, pasi numri i personave të vaksinuar kundër #COVID19 është 1377. Janë vaksinuar mantelbardhët, dhe grupmoshat 85, 80 dhe 75 plus. Lajmi i mirë është se asnjë i vaksinuar nuk është përballur me probleme”, tha ai. /Insajderi.com